
DEPUTETI QË DUAM PËR DIASPORËN
Në kohën kur Shqipëria po përjeton sfida të mëdha dhe po punon për të arritur qëllime të rëndësishme zhvillimore, bashkëpunimi me Diasporën përbën një element thelbësor të punës sonë drejt suksesit të përbashkët. Diaspora përfaqëson një nga pjesët më cilësore dhe më të kompletuara të shqiptarisë dhe që ka një rol jetik për të luajtur në realizimin e projektit tonë për Shqipërinë.
%
e anëtarësisë së Partisë Socialiste është nga diaspora
anëtarë nga radhët e diasporës
Diaspora e Partisë Socialiste
Investimi tek kapitali njerëzor është një nga tre objektivat themelorë të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 dhe padyshim që kjo nuk mund të përkthehet ndryshe veçse si një ftesë angazhimi për Diasporën. Ndaj, nëse keni dëshirën dhe vullnetin, padyshim që dera jonë është e hapur për ju, që së bashku të punojmë për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta.
Partia Socialiste ka 30 mijë anëtarë nga radhët e diasporës, të cilët kontribuojnë vullnetarisht duke na dhënë nga koha e talenti i tyre për të përçuar kauzën dhe frymën e Partisë pranë komuniteteve shqiptare jashtë Shqipërisë. Plot 26% e anëtarësisë së Partisë Socialiste është nga diaspora dhe jep tashmë kontributin e saj për vizionin e Shqipërisë 2030.
Kjo është një thirrje për të gjithë shqiptarët në Diasporë, pjesë e Partisë Socialiste ose jo, që mendojnë se i njohin mirë kauzat e Diasporës dhe mund të jenë kandidatë që i përfaqësojnë denjësisht ato, t’i bashkohen rrugëtimit tonë të kërkimit për Deputetin që Duam për Diasporën.