
DEPUTETI QË DUAM PËR RININË
“Ne nuk mund të ndërtojmë gjithmonë të ardhmen për të rinjtë tanë, por ne mund të ndërtojmë të rinjtë tanë për të ardhmen” thoshte Presidenti Roosevelt. Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe për Rininë 2030 nuk mund të ndërtohet pa kontributin dhe zërin e të rinjve.
Qoftë përmes angazhimit të të rinjve në struktura e pozicione drejtuese në parti, qoftë përmes angazhimit të numrit më të madh ndonjëherë të këshilltarëve bashkiakë nga radhët e rinisë apo përfshirjen e këshillave rinorë në vendimmarrje, Partia Socialiste e ka treguar gjithmonë që përfshirja e fuqizimi i të rinjve është kryefjala e punës së saj.
%
e anëtarësisë së partisë
anëtarë të grupmoshës deri në 30 vjeç
Rinia e Partisë Socialiste
Faktet flasin vetë: Partia Socialiste ka plot 22 mijë anëtarë të grupmoshës deri në 30 vjeç që përbëjnë 20% të anëtarësisë së partisë duke dhënë çdo ditë kontributin e tyre që zëri i të rinjve të dëgjohet në çdo nivel të Partisë Socialiste, që nga organizatat bazë e deri në kryesi.
11 mijë të rinj e të reja u bënë pjesë e fushatës së rienergjizimit të Partisë Socialiste duke u angazhuar në mënyre vullnetare për qëllimin dhe vizionin e përbashkët të Shqipërisë 2030.
Kjo është një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptar, pavarësisht nëse janë pjesë e Partisë Socialiste apo jo, që mendojnë se i njohin mirë kauzat e të rinjve dhe mund të jenë kandidatë që i përfaqësojnë denjësisht ato, t’i bashkohen rrugëtimit tonë për të përzgjedhur Deputetin që Duam për Rininë.