Select Page

Për Diasporën

DEPUTETI QË DUAM PËR DIASPORËN

Në kohën kur Shqipëria po përjeton sfida të mëdha dhe po punon për të arritur qëllime të rëndësishme zhvillimore, bashkëpunimi me Diasporën përbën një element thelbësor të punës sonë drejt suksesit të përbashkët. Diaspora përfaqëson një nga pjesët më cilësore dhe më të kompletuara të shqiptarisë dhe që ka një rol jetik për të luajtur në realizimin e projektit tonë për Shqipërinë.

%

e anëtarësisë së Partisë Socialiste është nga diaspora

anëtarë nga radhët e diasporës

Diaspora e Partisë Socialiste

Investimi tek kapitali njerëzor është një nga tre objektivat themelorë të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 dhe padyshim që kjo nuk mund të përkthehet ndryshe veçse si një ftesë angazhimi për Diasporën. Ndaj, nëse keni dëshirën dhe vullnetin,  padyshim që dera jonë është e hapur për ju, që së bashku të punojmë për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta.

Partia Socialiste ka 30 mijë anëtarë nga radhët e diasporës, të cilët kontribuojnë vullnetarisht duke na dhënë nga koha e talenti i tyre për të përçuar kauzën dhe frymën e Partisë pranë komuniteteve shqiptare jashtë Shqipërisë. Plot 26% e anëtarësisë së Partisë Socialiste është nga diaspora dhe jep tashmë kontributin e saj për vizionin e Shqipërisë 2030. 

Kjo është një thirrje për të gjithë shqiptarët në Diasporë, pjesë e Partisë Socialiste ose jo, që mendojnë se i njohin mirë kauzat e Diasporës dhe mund të jenë kandidatë që i përfaqësojnë denjësisht ato, t’i bashkohen rrugëtimit tonë të kërkimit për Deputetin që Duam për Diasporën.

Partia Socialiste e ka treguar gjithnjë që suksesi i një force politike qëndron tek aftësia e saj për të qenë e hapur ndaj njerëzve dhe ideve. Ndaj të gjithë atyre që kanë diçka të re për të thënë, por që kanë edhe guximin e vendosmërinë për t’i vënë idetë e tyre në jetë, për t’i tranformuar ato në punë e vepra konkrete në të mirë të vendit. “Deputeti që Duam” është një platformë inovative e krijuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, pikërisht për të afruar tek kjo forcë më të mirët. Ajo u jep qytetarëve një mundësi reale për të dialoguar e për të përzgjedhur përmes një procesi të hapur e transparent ata që duan që t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Një mundësi reale për të afruar njerëz e ide të reja, individe që sjellin më shumë dinamizëm e energji. Kjo platformë është e hapur për çdo burrë e grua, djalë apo vajzë që mendon që ka atë që duhet për të punuar për Shqipërinë.