Select Page

Partia Socialiste e ka treguar gjithnjë që suksesi i një force politike qëndron tek aftësia e saj për të qenë e hapur ndaj njerëzve dhe ideve. Ndaj të gjithë atyre që kanë diçka të re për të thënë, por që kanë edhe guximin e vendosmërinë për t’i vënë idetë e tyre në jetë, për t’i tranformuar ato në punë e vepra konkrete në të mirë të vendit. “Deputeti që Duam” është një platformë inovative e krijuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, pikërisht për të afruar tek kjo forcë më të mirët. Ajo u jep qytetarëve një mundësi reale për të dialoguar e për të përzgjedhur përmes një procesi të hapur e transparent ata që duan që t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Një mundësi reale për të afruar njerëz e ide të reja, individe që sjellin më shumë dinamizëm e energji. Kjo platformë është e hapur për çdo burrë e grua, djalë apo vajzë që mendon që ka atë që duhet për të punuar për Shqipërinë.